| Deklaratë e Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe për situatën në Shqipëri
16 Tetor 2026
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe (ABCCI) shpreh shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ne dënojmë pa asnjë rezervë çdo akt dhune, plaçkitjeje dhe shkatërrimi të pronës publike dhe private, përfshirë sulmet ndaj institucioneve, bizneseve dhe selive diplomatike. Asnjë kauzë nuk e justifikon dhunën. Autorët duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi individuale sipas ligjit. Megjithatë, shqetësimi ynë shkon më tej. Për më shumë se katër muaj, që nga fundi i majit, dhjetëra mijë qytetarë, studentë dhe bashkatdhetarë të diasporës kanë protestuar në mënyrë paqësore, ditë pas dite, duke ngritur pyetje legjitime për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, këtyre zërave iu përgjigj jo dialogu, por shpërfillja. Një krizë që mund të ishte zgjidhur duke dëgjuar, u la të thellohej. Jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e të miturve dhe studentëve, të qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese, si dhe të efektivëve të policisë, të cilëve u kërkohet të menaxhojnë një situatë që duhej të ishte zgjidhur prej kohësh përmes dialogut politik. Bëjmë thirrje për përmbajtje dhe proporcionalitet, me kujdes të veçantë kudo ku janë të pranishëm të rinj. Përgjegjësia për rikthimin e qetësisë bie para së gjithash mbi ata që janë në pushtetin. I bëjmë thirrje Qeverisë të tregojë aftësinë për vetëreflektim që kërkon ky moment: të hapë një dialog të vërtetë me qytetarët, të adresojë shqetësimet që qëndrojnë në themel të këtyre protestave dhe të veprojë me përgjegjësinë që kërkon rruga europiane e Shqipërisë. Vëmë re se Delegacioni i Bashkimit Europian i ka njohur si legjitime shqetësimet e ngritura nga qytetarët dhe ka bërë thirrje për dialog konstruktiv mes të gjitha palëve. Ne e ndajmë këtë qëndrim. Megjithatë, gjatë më shumë se katër muajve protestë paqësore, zëri i partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë nuk u dëgjua me qartësinë që kërkonte kjo situatë. Thirrjet për përmbajtje duhet t’u drejtohen të gjitha palëve, përfshirë ata që mbajnë pushtetin. Mirëpresim gatishmërinë e OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe u bëjmë thirrje partnerëve europianë dhe ndërkombëtarë të Shqipërisë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të angazhohen në mënyrë aktive si me Qeverinë, ashtu edhe me qytetarët, për ta zgjidhur këtë krizë në mënyrë paqësore. Edhe komuniteti i biznesit ka përgjegjësinë të flasë, jo vetëm kur dëmtohet prona, por edhe kur zëri i qytetarëve nuk dëgjohet. Besimi i investitorëve, përfshirë atë të partnerëve tanë britanikë, varet nga stabiliteti. Stabiliteti ndërtohet mbi institucione llogaridhënëse, shtetin e së drejtës dhe respektin për qytetarët, jo mbi heshtjen. Kontributi ynë Dënimi i dhunës nuk mjafton për t’i dhënë fund kësaj krize. Brenda rolit të saj si dhomë tregtie, ABCCI do të kontribuojë në këto mënyra: 1. Një forum për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shumë nga të rinjtë që sot janë në rrugë po pyesin nëse kanë të ardhme në vendin e tyre. Shumë të tjerë i janë përgjigjur tashmë kësaj pyetjeje duke u larguar. ABCCI do të organizojë një forum që bashkon studentë, profesionistë të rinj, punëdhënës, kompani anëtare britanike dhe shqiptare, si dhe diasporën, për të diskutuar hapur pse kaq shumë të rinj shqiptarë po largohen dhe çfarë do t’i bënte të qëndronin. Forumi do të nxjerrë rekomandime praktike për bizneset dhe institucionet publike, si dhe angazhime konkrete nga kompanitë pjesëmarrëse, si praktika pune, mentorim dhe mundësi për punën e parë për të rinjtë. 2. Zëri i biznesit për dialog. Mbështesim ofertën e OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe jemi gati të sjellim perspektivën e komunitetit të biznesit, përfshirë partnerët tanë britanikë, në çdo proces që i ul palët në tryezë. 3. Informacion i saktë për partnerët dhe investitorët. ABCCI do të vazhdojë t’i mbajë të informuar partnerët e saj britanikë dhe ndërkombëtarë për situatën në Shqipëri, në mënyrë që vendimet për tregtinë dhe investimet të bazohen në fakte dhe jo vetëm në titujt e lajmeve. Ftojmë shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë, universitetet dhe organizatat rinore që ndajnë këto qëllime t’i bashkohen forumit. E ardhmja e Shqipërisë varet nga aftësia për t’u dhënë të rinjve të saj një arsye për të qëndruar. Komuniteti i biznesit ka rolin e tij dhe ne jemi gati ta luajmë tonin.
Zenel Hoxha Presidenti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe
|
Statement by the Albanian British Chamber of Commerce and Industry on the situation in Albania
A call for responsibility, and a forum for Albania’s young people The Albanian British Chamber of Commerce and Industry (ABCCI) is deeply concerned about the escalating situation in Tirana and other cities across Albania. We condemn without reservation all acts of violence, looting and destruction of public and private property, including the attacks on institutions, businesses and diplomatic premises. No cause justifies violence. Those responsible must be identified and held individually accountable under the law. Our concern, however, goes further. For more than four months, since the end of May, tens of thousands of citizens, students and members of the Albanian diaspora have protested peacefully, day after day, raising legitimate questions about the protection of natural heritage, transparency and good governance. Throughout this period, these voices were met not with dialogue but with dismissal. A crisis that could have been addressed through listening has instead been allowed to deepen. We are particularly concerned for the safety of minors and students now joining protests across the country, of citizens exercising their constitutional rights, and of the police officers asked to manage a situation that political dialogue should have resolved long ago. We call for restraint and proportionality, with particular care wherever young people are present. Responsibility for restoring calm rests first with those who hold power. We urge the Government to show the capacity for self-reflection that this moment demands: to open genuine dialogue with citizens, address the concerns at the heart of these protests, and act with the responsibility that Albania’s European path requires. We note that the European Union Delegation has recognised the concerns raised by citizens as legitimate and called for constructive dialogue among all parties. We share that view. However, for more than four months of peaceful protest, the voice of Albania’s international partners was not heard with the clarity that this situation required. Calls for restraint must be addressed to all sides, including those who hold power. We welcome the OSCE’s readiness to facilitate dialogue and urge Albania’s European and international partners, including the United Kingdom, to engage actively with both the Government and citizens to help bring this crisis to a peaceful resolution. The business community also has a responsibility to speak, not only when property is damaged, but when citizens’ voices go unheard. Investor confidence, including that of our British partners, depends on stability. Stability is built on accountable institutions, the rule of law and respect for citizens, not on silence. Our contribution Condemnation alone will not end this crisis. Within its role as a chamber of commerce, ABCCI will contribute in the following ways: 1. A forum on youth and Albania’s future. Many of the young people on the streets today are asking whether they have a future in their own country. Too many have already answered by leaving. ABCCI will organise a forum bringing together students, young professionals, employers, British and Albanian member companies and the diaspora, to discuss openly why so many young Albanians are leaving and what would make them stay. The forum will produce practical recommendations for businesses and public institutions, and concrete commitments from participating companies, such as internships, mentoring and first-job opportunities for young people. 2. A business voice for dialogue. We support the OSCE’s offer to facilitate dialogue and stand ready to contribute the perspective of the business community, including our British partners, to any process that brings the parties together. 3. Accurate information for partners and investors. ABCCI will continue to keep its British and international partners informed about the situation in Albania, so that decisions about trade and investment are based on facts rather than on headlines alone. We invite business associations, chambers of commerce, universities and youth organisations who share these aims to join the forum. Albania’s future depends on whether it can give its young people a reason to stay. The business community has a part to play, and we are ready to play ours.
Zenel Hoxha President ABCCI
|
Albanian British Chamber of Commerce and Industry ABCCI