Friday , 6 November 2026
Falja me Kusht – afati i fundit 30 nëntor 2026 / Conditional Tax Amnesty – final deadline 30 November 2026

Falja me Kusht 30/10/2026

Falja me Kusht – afati për heqjen dorë nga ankimet/gjyqet mbaron më 30 nëntor 2026

Të nderuar anëtarë,

Ju kujtojmë se bizneset që kanë ankim administrativ ose proces gjyqësor me administratën tatimore mund të përfitojnë nga Falja me Kusht (Ligji nr. 86/2025) vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

Si veprohet: Akti i heqjes dorë paraqitet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse. Duhet paraqitur përpara pagesës së detyrimit principal dhe jo më vonë se 30.11.2026.

Lehtësitë që mbeten të hapura:

  • Detyrime deri më 31.12.2014: fshihen plotësisht, bashkë me gjobat dhe kamatëvonesat. Bëjnë përjashtim kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat principali nuk fshihet.
  • Shuarje 25% e principalit: nëse paguhet 75% e pjesës së mbetur deri më 31.12.2026. (Opsioni 50% me afat 30.06.2026 ka përfunduar.)
  • Detyrime 1.1.2020 – 31.12.2024: fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që tatimi të paguhet 100% deri më 31.12.2026.

Në fazën e parë mbi 20 mijë tatimpagues përfituan, me rreth 60 milionë euro detyrime të fshira.

Ju rekomandojmë të konsultoheni me këshilltarin tuaj tatimor dhe të mos e lini afatin për ditët e fundit.

 5 Tetor 2026

Reminder: Conditional Tax Amnesty, deadline to withdraw appeals/court cases is 30 November 2026

Dear members,

Businesses with an administrative appeal or court case against the tax administration can benefit from the Conditional Tax Amnesty (Law No. 86/2025) only if they withdraw the appeal, lawsuit or recourse.

How: Submit the act of withdrawal by official request to your Regional Tax Directorate. It must be submitted before paying the principal and no later than 30 November 2026.

Relief still available:

  • Debts up to 31 Dec 2014: fully written off, including penalties and interest. Social and health insurance contributions are excluded; their principal is not written off.
  • 25% of principal written off: if the remaining 75% is paid by 31 Dec 2026. (The 50% option closed on 30 June 2026.)
  • Debts from 1 Jan 2020 to 31 Dec 2024: penalties and late-payment interest are written off if the tax is paid in full by 31 Dec 2026.

In the first phase, over 20,000 taxpayers benefited, with around €60 million in debts written off.

We recommend speaking to your tax adviser and not leaving this to the last minute.

 5 October 2026

 

 

 

Check Also

New deal?

NJOFTIM PËR SHTYP   MB dhe BE bien dakord për një draftmarrëveshje për ushqimin dhe bujqësinë: …