Press release – Deklaratë për Shtyp

In light of the recent press release issued by the British Embassy in Tirana, the Albanian British Chamber of Commerce and Industry (ABCCI) wishes to inform the interested public that ABCCI is an independent business organization recognized in both respective countries where it operates. It is run by an international Board of Directors and upholds the highest standards of business ethics and rules of conduct. For the last 13 years the Chamber has worked to encourage business, economic and cultural links between Albania and the United Kingdom and provide services to both businesses and students.

The Albanian British Chamber of Commerce and Industry takes pride in having served, over the years, businesses ranging from SMEs to global corporations. Furthermore, as recognized by the 2012 Corporate Social Responsibility prize awarded by the Council of British Chambers of Europe, the outreach of the Chamber has provided meaningful support to empower local communities and young people from vulnerable groups.

The Chamber has worked closely with successive British Ambassadors and we have been pleased to welcome the current Ambassador to address us. Last week the Chamber was informed that the Ambassador intended to issue a press statement following a TV programme which made false allegations regarding language tests administered by the Chamber. The Chamber was not given the chance to respond to the said allegations prior to broadcast – contrary to all journalistic standards. The Board of the Chamber has decided to carry out an independent inquiry into the allegations made in the programme and will announce further details regarding this shortly. The Chamber is committed to nurturing and upholding the highest British standards in the business, cultural and educational environment in Albania.

Referuar deklaratës për shtyp të publikuar së fundmi nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Dhoma Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrisë (ABCCI) dëshiron të informojë publikun e interesuar, se ABCCI është një organizatë biznesi e pavarur dhe e njohur në të dyja vendet ku ajo ushtron veprimtarinë. Ajo kryesohet nga një Bord Drejtues ndërkombëtar dhe udhëhiqet nga standardet më të larta të etikës së biznesit. Gjatë 13 viteve të fundit ABCCI është angazhuar në nxitjen e biznesit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ofruar shërbime për biznesin dhe shkollimin e të rinjve.

Dhoma Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrisë ndihet e privilegjuar që ndër vite u ka shërbyer një spektri të gjerë të sipërmarrjeve të biznesit – që nga biznesi i vogël dhe i mesëm (SME) deri tek korporatat globale më në zë. Gjithashtu, ABCCI është krenare që ka mbështetur fuqizimin e komuniteteve lokale dhe të rinjve nga grupet vulnerabël, sikurse edhe është vlerësuar me çmim në vitin 2012 nga Këshilli i Dhomave Britanike në Europë.

ABCCI ka bashkëpunuar ngushtësisht në vijimësi me Ambasadorët Britanikë dhe ka mirëpritur me kënaqësi edhe praninë e Ambasadorit aktual në aktivitete të ndryshme. Javën e fundit, Dhoma është vënë në dijeni për synimin e Ambasadorit për të publikuar një deklaratë shtypi, në vijim të një programi televiziv i cili transmetoi pretendime të pavërteta mbi testimet e gjuhës së huaj të administruara nga ABCCI. Në kundërshtim me gjithë parimet e gazetarisë profesionale, ABCCI-së iu mohua e drejta e mundësisë për të reaguar mbi pretendimet e ngritura përpara transmetimit televiziv. Bordi Drejtues i Dhomës ka vendosur për ndërmarrjen e një hetimi të pavarur mbi këto pretendime dhe së afërmi do të prononcohet me detajet përkatëse. Në përmbushje të misionit të saj, ABCCI është angazhuar për të kultivuar dhe promovuar në Shqipëri standardet më të larta të aplikuara në botën e biznesit, kulturës dhe edukimit në Mbretërinë e Bashkuar.