| Albania–British Chamber Highlights Building Safety in Wake of Tirana Fire Incident
20 April 2026 Press Release
Tirana, Albania – 20 April 2026 – The Albania–British Chamber of Commerce and Industry (ABCCI) today expressed its deep concern and solidarity following the major fire that engulfed a residential building in the “Farmacia 10” area of Tirana on 14 April 2026. The incident left 11 people injured and displaced dozens of families, while firefighters acted heroically to prevent an even greater tragedy. In addition to the immediate human impact, the incident has raised urgent questions across the construction, property, and real estate sectors regarding regulatory compliance, material safety, and evacuation protocols. As a bilateral chamber committed to fostering high standards, ABCCI has been closely monitoring developments and engaging with relevant stakeholders. According to official statements, the fire originated on the ground floor of a 12‑storey residential building near “Farmacia 10” and spread rapidly up the façade. The government has confirmed that the building will be fully rebuilt by the developer, Arlis Ndërtim, with affected residents receiving rent subsidies and municipal support. Prime Minister Edi Rama has stated that initial checks indicate certified materials were used, while a formal investigation by the General Inspectorate is ongoing. Different institutions and political actors have offered diverging interpretations of the incident. While the government points to the use of certified materials, opposition voices have called for broader safety audits across the building stock. ABCCI takes no position on these claims but notes that the incident has sparked an important national conversation about safety standards and enforcement. “In moments like this, our role is twofold,” said Mr Karaja, Vice President of ABCCI. “First, our thoughts are with the injured, the families who have lost their homes, and the firefighters who risked their lives. Second, we have a responsibility as a business community to learn from this event and help ensure that such tragedies are far less likely to occur in the future.” Bridging Albania to International Best Practices ABCCI underlined that the Albania–British business community is well placed to act not only as an investor base, but as a partner in raising the bar for building safety and resilience in Albania. The Chamber has long advocated for the adoption of robust, internationally recognised frameworks. It is particularly noteworthy that, in the months prior to the fire, leading Albanian institutions had already begun training professionals using British Standard BS 9999:2017, “Fire safety in the design, management and use of buildings – Code of practice.” ABCCI also recognised and commended the ongoing efforts of SFPE Albania and Universiteti Barleti, which have been training local professionals on international fire safety standards. The Chamber’s objective is to complement, not replace, such initiatives by connecting member companies with additional UK‑based resources and expertise where needed. “British expertise in risk‑based design and fire safety engineering is world‑class, but it is part of a broader international ecosystem,” Mr Kraja added. “EU Eurocodes, NFPA standards, and other frameworks all offer valuable approaches. Our role as a chamber is to help Albanian companies navigate this full spectrum of best practices and apply them in a way that is practical, proportionate, and effective.” Three‑Part Engagement Programme for Members ABCCI announced a three‑step engagement programme designed to support companies active in construction, property management, facility operations, and insurance in ensuring that their projects are “fire safe by design.”
Next Steps for Interested Companies Upon receiving expressions of interest for any of the three initiatives, ABCCI’s secretariat will confirm registrations within 48 hours, share a brief needs assessment survey where relevant, and provide venue information, itineraries, and preparatory materials. “Whether your current safety protocols are already mature or just being developed, now is the right moment to review them against international benchmarks,” said Mr Kraja . “As the Albania–British business community, we have an opportunity—and an obligation—to lead by example. Let’s use this moment to build safer, more resilient projects for everyone.” For media enquiries and participation details, please contact:
@2026 Copyright ABCCI |
Tiranë, Shqipëri – 20 Prill 2026 – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Britani (ABCCI) shpreh sot shqetësimin e saj të thellë dhe solidaritetin pas zjarrit të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë, më 14 prill 2026. Ngjarja la të plagosur 11 persona dhe detyroi dhjetëra familje të braktisin banesat e tyre, ndërsa zjarrfikësit vepruan në mënyrë heroike për të parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.
Përveç ndikimit të menjëhershëm njerëzor, kjo ngjarje ka ngritur me të drejtë pyetje urgjente në sektorët e ndërtimit, pronës dhe tregut të pasurive të paluajtshme, në lidhje me përputhshmërinë me rregulloret, sigurinë e materialeve dhe protokollet e evakuimit. Si një dhomë dypalëshe e angazhuar për nxitjen e standardeve të larta, ABCCI po ndjek nga afër zhvillimet dhe po angazhohet me palët kryesore të interesit. Sipas deklaratave zyrtare, zjarri ka nisur në katin përdhes të një ndërtese banimi 12‑katëshe pranë “Farmacia 10” dhe është përhapur me shpejtësi përgjatë fasadës. Qeveria ka konfirmuar se godina do të rindërtohet plotësisht nga zhvilluesi, Arlis Ndërtim, ndërsa banorët e prekur do të përfitojnë subvencione qiraje dhe mbështetje nga bashkia. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kontrollet fillestare tregojnë se janë përdorur materiale të certifikuara, ndërsa hetimi zyrtar nga Inspektorati i Përgjithshëm vijon ende. Institucione dhe aktorë të ndryshëm politikë kanë dhënë interpretime të ndryshme për ngjarjen. Ndërsa qeveria thekson përdorimin e materialeve të certifikuara, zërat e opozitës kërkojnë auditime më të gjera të sigurisë në të gjithë fondin e ndërtesave. ABCCI nuk mban qëndrim mbi këto pretendime, por vëren se kjo ngjarje ka nxitur një debat kombëtar të rëndësishëm mbi standardet e sigurisë dhe zbatimin e tyre. “Në momente si ky, roli ynë është i dyfishtë,” tha z. Karaja, Nënkryetar i ABCCI. “Së pari, mendimet tona janë me të plagosurit, me familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe me zjarrfikësit që rrezikuan jetën. Së dyti, ne kemi një përgjegjësi si komunitet biznesi të mësojmë nga kjo ngjarje dhe të kontribuojmë që tragjedi të tilla të jenë shumë më pak të mundshme në të ardhmen.” Ndërlidhja e Shqipërisë me Praktikat më të Mira Ndërkombëtare ABCCI theksoi se komuniteti i biznesit Shqipëri–Britani është i pozicionuar mirë për të vepruar jo vetëm si bazë investitorësh, por edhe si partner në ngritjen e standardeve të sigurisë dhe reziliencës së ndërtesave në Shqipëri. Dhoma ka kohë që advokon për adoptimin e kuadrove të forta dhe të njohura ndërkombëtarisht. Veçanërisht domethënëse është fakti se, në muajt para zjarrit, institucione kryesore shqiptare kishin nisur tashmë trajnimin e profesionistëve duke përdorur Standardin Britanik BS 9999:2017, “Fire safety in the design, management and use of buildings – Code of practice” (Siguria nga zjarri në projektimin, menaxhimin dhe përdorimin e ndërtesave – Kod praktike).
ABCCI njeh dhe vlerëson gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të SFPE Albania dhe Universitetit Barleti, të cilat prej kohësh po trajnojnë profesionistë vendas mbi standardet ndërkombëtare të sigurisë nga zjarri. Qëllimi i Dhomës është të plotësojë, dhe jo të zëvendësojë, këto iniciativa duke i lidhur kompanitë anëtare me burime dhe ekspertizë shtesë nga Mbretëria e Bashkuar, aty ku është e nevojshme. “Ekspertiza britanike në projektimin e bazuar në vlerësimin e riskut dhe në inxhinierinë e sigurisë nga zjarri është e nivelit botëror, por ajo bën pjesë në një ekosistem më të gjerë ndërkombëtar,” shtoi z. Kraja. “Eurokodet e BE‑së, standardet NFPA dhe kuadro të tjera ofrojnë gjithashtu qasje shumë të vlefshme. Roli ynë si dhomë është t’u ndihmojmë kompanive shqiptare të orientohen në këtë spektër të plotë praktikash më të mira dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë praktike, të arsyeshme dhe efektive.” Program Tre‑Pjesësh Angazhimi për Anëtarët:
ABCCI njoftoi një program angazhimi me tre hapa, të konceptuar për të mbështetur kompanitë që veprojnë në fushat e ndërtimit, menaxhimit të pronave, operimit të objekteve dhe sigurimeve, në mënyrë që projektet e tyre të jenë “të sigurta nga zjarri që në fazën e projektimit”. Tryezë e Rrumbullakët mbi Sigurinë në Ndërtim – Tiranë, 4 Maj 2026 Ngjarja i drejtohet drejtuesve të lartë, menaxherëve të projekteve, oficerëve të sigurisë dhe drejtuesve teknikë të kompanive anëtare të Dhomës. Një përmbledhje e pikave kryesore dhe rekomandimeve të zbatueshme do t’u ndahet të gjithë pjesëmarrësve. Kompanitë e interesuara ftohen të regjistrohen duke kthyer përgjigje me tekstin “ROUNDTABLE REGISTRATION” dhe duke listuar emrat e pjesëmarrësve të tyre. Mision Tregetar në Future Build – Londër, 12–14 Maj 2026 Nga 12 deri më 14 maj 2026, ABCCI do të udhëheqë një mision të dedikuar tregtar në Future Build, ngjarjen kryesore britanike për ndërtimin dhe projektimin. Delegatët do të kenë mundësi të takojnë ekspertë britanikë të sigurisë nga zjarri dhe ofrues teknologjie, të ndjekin sesione teknike mbi BS 9999, sigurinë e fasadave dhe sistemet e evakuimit, të krahasojnë praktikat e tyre me standardet ndërkombëtare dhe të ndërtojnë partneritete për projekte më të sigurta në Shqipëri. Dhomë do të organizojë edhe takime të dedikuara B2B. Kompanitë mund të shprehin interesin duke kthyer përgjigje me tekstin “FUTURE BUILD MISSION”, për të marrë itinerarin e plotë dhe detajet e regjistrimit. Construction Week London – Nëntor 2026 Si vijim i nismave të muajve prill dhe maj, ABCCI planifikon të koordinojë pjesëmarrjen e anëtarëve në Construction Week London në nëntor 2026 (datat e sakta do të konfirmohen). Kjo ngjarje do të mundësojë një angazhim më të thelluar me rregullatorët britanikë, organet e certifikimit dhe ofruesit e teknologjive të avancuara. Kompanitë anëtare mund të regjistrojnë interesin e tyre duke kthyer përgjigje me tekstin “CONSTRUCTION WEEK LONDON” dhe do të mbahen të informuara ndërsa detajet të finalizohen. Hapat e Radhës për Kompanitë e Interesuara Pas marrjes së shprehjes së interesit për cilëndo nga tre nismat, Sekretariati i ABCCI‑së do të konfirmojë regjistrimin brenda 48 orësh, do të ndajë një pyetësor të shkurtër vlerësimi të nevojave kur kjo është e përshtatshme dhe do të ofrojë informacion mbi vendndodhjen, itineraret dhe materialet përgatitore. “Pavarësisht nëse protokollet tuaja të sigurisë janë tashmë të konsoliduara apo ende në zhvillim, tani është momenti i duhur për t’i rishikuar ato në raport me standardet ndërkombëtare,” tha z. Kraja. “Si komunitet biznesi Shqipëri–Britani, ne kemi një mundësi – dhe një detyrim – të japim shembullin. Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar projekte më të sigurta dhe më rezistente për të gjithë.” Për pyetje nga media dhe detaje mbi pjesëmarrjen, ju lutemi na kontaktoni në: |
Albanian British Chamber of Commerce and Industry ABCCI
